Poezi nga autor Shqiptare......

Shko poshtë

default Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue Apr 23, 2013 11:24 pm

Ismail Kadare - Mall


Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall


Edituar për herë të fundit nga ~Albania~ në Wed Apr 24, 2013 8:22 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue Apr 23, 2013 11:24 pm

Dritëro Agolli
KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s'do jem,do jem larguar
ne toke i tretur si te tjeret
ne kafenene e preferuar
nuk do me shohin kamarieret.


Dhe neper udhe ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thate
mbi varin tim do rij i heshtur
nje qeparis si murg i ngrate.


Ti do trishtohesh atehere
se s'do me keshe ne dhome gjalle
dhe kur mbi xham te fryje ere
do qash me eren dal-ngadale.


Po kur te jesh merzitur shume
ne raft te librave kerkome
atje do jem i fshehur une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje.


Mjafton qe librin pak ta heqesh
e une do zbres do vij pas teje
dhe ti si dikur me mall do qeshesh
si nje blerim pas nje rekeje.
avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga Tech2 prej Wed Apr 24, 2013 1:04 am

Ishte një rrugë..(Mimoza Ahmeti)

Ishte nje rruge ku vazhdimisht kaloje,
ti,e dashur,
ti,e bukur,
ti,ekstravagantja ime,
e te tjereve,ekstravagante,
e share,e poshteruar,e komplimentuar,
si historia e nje pikture te cmuar.

Dhe s'dije as vete perse
te iknin floket ne liri,
ndersa kembet te shkelnin ne morg
te dashurive kufomoide,
qe gjithsesi paten mani
t'i ekzaminonin gojet e qytetit.

Tani nuk je,
tani nuk ecen me ne rrugen qe nemitet,
as hapi yt,
as trupi yt i madh,
as goja jote me mpiksje
neverie dhe pakenaqesie.

Aty eshte rruga,aty,
dhe morgu yt i shperbere...
Kufomat e te dashurave te flakura
neper bordurat e plakura.
Tani andej kur kaloj
mungesen e madhe te orbites sate ndjej,
dhe jap pershendetje skematikisht
me ftohtesine e nje kartoni
te cilin e respektojne per ty.

Per ty,e dashur,
per ty,e share,
per ty,e poshteruar,
si historia e piktures
me te cmuar.
avatar
Tech2



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 46
Faleminderit Faleminderit : 14
Antaresimi Antaresimi : 23/04/2013

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga Tech2 prej Wed Apr 24, 2013 1:05 am

Gjithçkaja ime...(Mimoza Ahmeti)

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.

O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!
avatar
Tech2



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 46
Faleminderit Faleminderit : 14
Antaresimi Antaresimi : 23/04/2013

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Wed Apr 24, 2013 8:23 pm

Ismail Kadare - Kristal


Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri Apr 26, 2013 8:44 am

Ali Podrimja - Dashuria

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri Apr 26, 2013 8:47 am


Xhevahir Spahiu - Ora

Apartamenti i zakonshem. Kati i dyte.
Udha e trenit.
Mbi parvaz tik-taku i ores:
mbi krevat,
tik-taku i zemres.
Gjoksi yt i ngrohte, dallgezues,
koka ime mbi te .

Koka, koha , ora , zemra,
nje!
C'rreh aty?
C'murmurit, c'gurgullon, c'oshetin?
Cila ere? Cili lume?

Ora, koha
zemra, jeta;
koha tek zemra,
jeta tek une.

Ti toke e lire,
ti liria ime e pushtuar
nga dashuria,
kur s'te kisha,
kujtoja se lulezoje ne ndonje planet tjeter.

Te dua aq shume sa me duket
sikur do te vdes.
Mbi krevat
tik-taku i zemres;
mbi parvaz
tik-taku i ores.
Udha e trenit .

Kati i dyte. Apartamenti i zakonshem.
Nje molle u fik.
Perbytje mbi dhe.
Ne varken e Noes a do kete vend per ne?



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue May 07, 2013 8:20 pm

Bota ime

Shof boten te lyer me gjak,
Loti rrjell si lume i rrymbyer,
Hana driten errson,
Rrezja e diellit eshte duke sfiduar,

Lufta i jep botes mallkim,
Errsira ne shpirt na ka pushtuar,
Popujt e botes n'vajtim,
Qeverit po vjellin tu vallzuar,

Dashuria mungon tek njeriu,
Toka e ujtisur me lotin tim
Nderi dhe besa kane sfiduar,
Burrat e shtetit jane mallkim,

Pasuria syte j'au ka verbuar,
Jane lshu si korba ne stervin,
Me vjell plackit pa pushuar,
Populli mashtrohet s'kllavnim,

Ngrehu nga gjumi o njeri,
Armatosu me dashni ne zemer,
Bashkonju me nder dhe burrni,
Se femijve spo ju lame toke as emer,

Bota dot pastrohet nga qelbsira,
Zoti do te vij me ushtri,
Hapni syte dhe kthenju nga e mira,
Se tmerri dhe vuajtja na ka perpi,

[ Lec Burgaj ]



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue May 07, 2013 8:55 pm

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

_Teodor Keko



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri May 10, 2013 10:05 pm

TE GJELBERTA JANE DHIMBJET

hiqemi të lumtur kot më kot
por ka shumë brengë në shpirtin tonë
trishtim…mall…kujtime…
jemi mësuar të qajmë pa u përlot’
dhe dëshpërimi nuk është më gri
plis i gjelbërt dhimbja ime
sa herë që më largohesh
një manushaqe kthehet në qiparis…

(21 Prill, 2013)
©Artan Gjyzel Hasani



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Thu May 16, 2013 10:17 pm

MAGJEPSJA

U magjepsa
Me tè bukurat
Qè natyra tè kish
Dhuruar ,
Por kur tè njoha
Shpirtin ,
Trupi m'u drithèrua ,
E u magjepsa mè shumè.

Mè ngjan me njè
Vepèr arti ,
Ku nè artin e fjalève
Tè tua ,
Tè mijat zbukuroj,
E nèn pèrsosmèrinè
Tènde ,
Shpirtin pasuroj .

Kaluan vite e vite,
Njè jetè mrekulluar,
Flokèt e argjènd
Dèshmojnè
Njè jetè sèbashku
Kaluar.
Dhe tani tè vdes
Jam i lumturuar ,
Si ditèn e parè
Qè u dashuruam.
Pèr dashurin
E shtrenjtè, jetuar
Pèr èndrrat e bukura
Realizuar .

Kur tè tjerèt
Tè mblidhen ,
Reth meje pèr tè qarè,
Unè do buzèqesèqesh ,
Do sjell ndèrmènd
Jetèn e bukur ,
Qè qe mes nesh,
E ngadalè, edhe nè
Frymèn e fundit
Dua t'i pèrshèndes.

Faleminderit Ty
E dashur ,
Qè jetèm mè zbukurove,
E shprtin pasurove ,
Ti ,O Krijesè Hyjnore !

Margarita Stoja



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue May 21, 2013 11:26 pm


CAKLAT E TRUPIT ME DRIDHEN

Dhe,nè tè zbardhur.
Dallèndyshet mbi ballkon zgjohen me kèngè nè gojè.
Tè miturit ende struken nè folezèn e thurur
Me brinjèt e mia
Me bekimin e zotit.

Jashtè,ende èshtè errèsirè.
Mendimet e mia tè pazbathura
Lundrojnè nè platformèn e pikèpyetjes
Mes lulèkuqeve tè buzègèzimit
Dhe vargonjve cilindrikè tè keqvdekjes.

Ja,diç ndjej.
çaklat* e trupit mè dridhen,si gjithnjè.
Tè shtèna armèsh.
Dy lugè plumb nè ballè.
Sapo ka rènè vesa e mèngjesit.

Koha,
E kthyer mbrapa nè kohè
Ka para-shpejtuar
Kurthet e pabesisè çmèndurake
Tè likidimit human.

[aleksandèr çulaj]



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue May 28, 2013 6:14 am

ISMAIL KADARE_ TI ISHE PER MUA

Unë pashë lulet e para
që çelen kudo përmbi dhe
Pashë zogjtë e parë shtegtarë
qe u kthyen sërishmi tek ne.

Në brigje, në kopshte, në ara
gjithçka është e parë, gjithçka
Ndërmend dashuria e parë
ato kur i pashë më rà.

Do vyshken të gjitha të parat
dhe prap do kthehen ato
përveç dashurisë së parë
as vyshket, as kthehet ajo...



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue May 28, 2013 6:15 am

KOÇI PETRITI_TI DO TE VISH

Ti do të vish, prap do të vish
Nga udha ku je nisur
Po flokët më s'do të t'i shprish
Ashtu si t'i kam shprishur.

Në gjoksin tim që digjet zjarr
Do rrish pa bërë zë
Po unë prapë si fillestar
S'di do të të puth më.

Do desha të isha prapë me ty
Si viteve që s'kthehen
Që kur të shihemi sy në sy
Të skuqem e të dehem.

Pra, bëmë në ëndërr të të shoh
Dhe hidhmë në mendim
Që kurrë fundin mos e njoh
Siç njoh fillimin tim...



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Thu Nov 07, 2013 8:49 pm

E dashur

E dashur , erdha
E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

Kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqumësht, por esnaf,
për dashurinë di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle derën ti.

E dashur, erdha, në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mirë, eja, më puth!

Kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po më prisje përsëri.
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!




Teodor KEKO



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Poezi nga autor Shqiptare......

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi