Letra & Dilema - Nga njerez te zakonshem.

Shko poshtë

default Letra & Dilema - Nga njerez te zakonshem.

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Wed May 22, 2013 12:19 am

Pershendetje!!!
Po mar guximin te ju shkruaj duke u nisur nga fakti se kam lexuar shume histori qe jane publikuar ne kete faqe dhe me ka pelqyer gjithmone menyra se si jane keshilluar personazhet.Ju lutem mos me gjykoni gabim por lexoni me vemendje historine time.
Une jam V... 19 vjece nga nje qytet verior i Shqiperise.Per momentin ndodhem ne Tr pasi studioj ketu.
Ne gjimnaz kam njohur nje djale i cili vinte nga po i njejti vend si une...si fillim e kisha vetem shok.Pastaj filloi te me hyje ne zemer.Dalengadale fillova ta dua me gjithe qenien time. Dhe keshtu ne patem nje lidhje e cila nisi ne fund te 2009.Isha shume e lumtur po vendi ku ne jetonim ishte i tille qe do vuaje shume nese krijoje nje lidhje.Pavarsisht kesaj ia dola mbane me shume veshtiresi.Kisha cdo gje dhe te gjithe kunder,vec zemren jo
rrinim bashke ne shkolle,dilnim dhe vinim prape bashke.Me donte..e di kte e dinin te gjithe jo vetem une.Ishte dashuria jetes time.Kujdesej per mua,me keshillonte,me mbronte,me mbeshteste mbi te gjitha me dashuronte me gjithe shpirt.Koha kaloi dhe erdhi momenti qe te ndaheshim fizikisht ai duhet te ikte per studime ne Tr pasi E ishte 2 vite me i madh.Ai fitoi inxh ashtu sic deshi.Isha aq sa e lumtur aq dhe e trishtuar se sdo ta kisha me aty.Gjerat filluan te ndryshonin,flisnim ne tel por sishte e njejta gje.E doja...tani dhe me shume se kur e kisha prane.Por sec me rrinte mendja vetem per keq...se nuk me do,se do me tradhtoje,se me genjen etj.Ishte nje periudhe ku dhe une sisha mire nga ana shendetesore ai donte te vinte te me shihte me syte e vet qe jam mire,por asgje perreth nesh nuk na e lejonte nje gje te tille.Merzitej me mua me pretekstin se sdua ta shoh.E kjo ishte e vetmja gje qe doja.Shiheshim por shume rralle edhe atehere kur shiheshim duhet te benim si dy kalimtar rasti.Kur une vdisja ta perqafoja fooort mu aty ne mes te rruges ne sy te gjithe atyre njerezve medioker por nuk mundesha.
E keshtu kaloi njefare periudhe kur nje dite u zume keq ne tel dhe biseda mbaroi me nje "mos me telefono kurre me " nga ana ime.U merzita shume,u treta si njeri,nuk doja asnje prane.Ai beri disa perpjekje por prape se leshova veten.Si perfundim i ktheva dhe unazen e floririt qe me kish dhuruar per ditlindjedhe qe e kishim simbol te dashurise tone.Aty mbaroi,dhe ai nuk me shqetesoi me per 2 vite.Per 2 vite e gjysem as nuk e pashe asnjehere.Ishte e cuditshme se ne jetonim ne te njejtin qytet,e gjithe shoqeria e shihte vetem une jo.Me mungonte fytyra e tij.Buzeqeshja qe me ushqente me force.Por nganjehere mendoja me mire qe se shoh,nuk isha e gatshme te kenaqeshe vec me eren e parfumit qe do linte kur te kalonte para meje.Jooo!!!Nuk mundesha.Po afronte koha e provimeve te mia dhe pak muaj me ndanin nga universiteti.E dija qe ai nuk do me priste sic kishim planifikuar me nje unaze ne dore per tu nisur drejt familjes time.Ashtu sic kisha enderruar dhe une fitova aty ku doja..tani doja te dija vetem dicka...:A me priste E ashtu sic me kishte premtuar???Se pari kishin kaluar 3 vite as nuk isha lidhur as nuk e kisha diskutuar ndonjehere dashurine qe kisha per te.Edhe pse ne sy te shoqerise nuk e pranoja...e doja.E doja si atehere ne mos me shume.Me njerezit qe ai kishte lidhje dhe qe mund ti pyeste per mua shprehesha se e kisha harruar dhe se doja nje TJETER DJALE.Gje qe sishte e vertete.Ndoshta ky ishte dhe gabimi im.E kisha bere te mendonte se dua nje tjeter.Erdha ne Tr dhe asgje.Dilja nga dera e shtepise me shpresen se nje dite do ishte aty poshte duke me pritur mua.Por jo...!
Kaloi nje kohe e gjate dhe nuk e pashe fare derisa nje dite u perballa me te!!!
Binte shume shi dhe une nuk kisha as cader po ecja si ne te vrapuar dhe afer shtepise eshte nje pjese ku tjetri qe vjen perballe teje nuk dallohet fare.Nuk kishte njeri fare ne rruge.Dukej se gjithe ishin mbyllur per te na lene vendin ne..ne dy te dashuruarve qe kishim harruar fytyrat e njeri tjetrit.Papritur u perplasa me nje njeri.Isha ne nje pozicion qe sja shihja dot fytyren per 1 sekonda...por prap e ndjeva aromen e tij.Ngrej koken dhe ishim aq afer sa shume kohe me pare.Ngelem per disa sekond ashtu ne shi pa levizur ndoshta prisnim qe shiu te na lante mekatet.E pashe si me shihte,e ndjeva si i rrihte zemra,ndjeva aromen e tij qe mu fut thelle ne damaret e mi.U pame per disa sekonda ashtu por asgje me shume.U larguam pa folur fare.Ashtu ne shi...te lagur nga shiu e te lodhur nga dashuria.Nje pjese e imja me thoshte ti therrisja...nje pjese tjeter me thoshte: Ja prit do te te therrase ai,duro dhe pak.Por jo nuk ndodhi ashtu.U ndame duke kthyer kokat te dy sikur na kish ngelur dicka pa thene.Ndodhi qe u pame dhe 2-3 here te tjera por prape e njejta gje.Tani e ndjej se e dua me shume se me pare, kam nje dashuri qe me peshon shume dhe sdi si ta mbaj dreqi ta haje.Une nuk u lidha me asnje per 3 vite sepse nuk mundem.
Ka dhe dicka tjeter shoqeria dhe njerezit qe mbajne kontakt me te me kane thene se ai ka ndryshuar shume qekur jemi ndare.Luan bixhoz,pi alkool, duhan,nuk meson,zihet, eshte bere dhe feminist.Nuk e di pse!!?
Mos ndoshta eshte faji im?Mos e shkaterroi dashuria qe i dhashe,apo ajo qe nuk i dhashe?
Nuk di cte bej,tjeter nuk dua,e kam ne mendje,ne zemer,ne damar,ne trup,e kudo por prape sdi cte bej.Me shkaterroi kjo krenari.Nuk mundem te kthehem pas.
Pse nuk vjen ai te me marre???
Mendon se se dua?
Nuk me do me???Por une ja lexova ne sy...
Cte bej?E dua por jemi te 2 aq krenare sa te jete per ne aty do vdesim e nuk ja themi nj-tj ato qe ndjejme.Nganjehere per nje moment me duket se e urrej.Tani nuk di si te veproj,..
Ti them se e dua?
Te pres ate?
Ta harroj?
Ta kthej ne urrejtje?
Cte bej me gjithe kte dashuri qe po me ze frymen?
Ate e dua,me mungon,por smundem.Te vije te me marri...
Ashtu po.Ai ndoshta pret nga une,se une jam gjasme ajo qe ka nje tjeter.Por nuk e di a mund ta dua si me pare nje njeri te shnderruar tanime?Nje njeri qe e shnderroi dashuria e tepert.E di qe me do.
"Do shkoja...po te vinte te me merrte"
Ju lutem mos u tallni...pres keshilla sepse kam besim tek ju.
Me respekt V.B /facebook



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Letra & Dilema - Nga njerez te zakonshem.

Mesazh nga Katilja prej Tue Jul 16, 2013 2:41 am

Jam A. nga Pg. 23 vjeçe . Historia ime filloi 10 vjet më parë dhe nuk e di a do mbaroi ndonjëherë. Unë isha në klasën e tetë kur erdhi në klasën tonë djali i një patagogu që i jepte mësim motrës sime. Unë e njihja atë dhe e bëra shokë, por pak nga pak fillova të isha xheloze për goxat që ai kishte shoqe. Rashë në dashuri me të.

Për tre vjet qëndrova e heshtur. Në vitin e tretë ai më shprehu ndjenjat dhe unë i thashë PO. Pas tre muajsh nga parajsa kalova në ferr. Një shoku im më tha se ai tallej me mua dhe se kishte një tjetër vajzë të dashur, nga Tirana. Në fillim nuk e besova. Mendova mos shoku im e kishte inat dhe e tha kastile, por më pas ma vërtetoi dhe motra ime, një kushërirë, madje edhe ai vetë. Kështu u ndamë.
Në vitin e katërt unë akoma se kisha harruar kur më erdhi një shoku i babit dhe më kërkoi për djalin. Unë i thashë PO. Për një muaj do të fejohesha, kur E. erdhi dhe mu ul në gjunjë para shkollës dhe më tha se kishte rënë në dashuri me mua dhe nëse nuk e falja dhe ta pranoja si të dashur, ai do të vriste veten. Fjalët i shkuan familjes sime dhe asaj të të dashurit. Babi më tha që do të fejohesha me atë që kisha vendosur dhe nuk mund ta prishnim punën. I dashuri më pyeti nëse ndjeja për të dhe unë i thashë të vërtetën se jo, pasi ai e meritonte ta dinte. Kështu u ndava nga i dashuri dhë pranova sërisht E-në.

Në shkollë të lartë vajtëm të dy bashkë në të njejtin fakultet. Vendosëm të shpallnim fejesën kur unë isha 20 vjeçe, ndërsa ai 21. Çdo gjë ishte gati kur në lajme dëgjova se një furgon nga Tirana, me targa Pogradeci, ishte përplasur dhe ishin plagosur 3 vetë. Ndër ta pashë fytyrën e zemrës sime. Më ra të fikët.

Kur u zgjova vajtëm në spitalin ushtarak dhe hyra në dhomë te E-ja. Ai hapi
sytë dhe fjalët që tha ishin: " Në klasën e tetë ishe vajza më e bukur dhe shpirtmirë, sot mbetesh po ashtu. Më fal që u talla me ty se jam një idiot, por dije se e kam paguar. Tani të lutem mos harro që të dua shumë, por ti mos jeto me kujtimin tim. Kur unë të mos jemë më, martohu me djalin e parë se ai të meriton ".

I thashë: " Mjaft the marrëzira. Ne të dy do të kemi fëmijët më të bukur në botë dhe të dy bashkë do të plakemi duke parë se sa të lumtur do të jenë nipërit dhe mbesat tona ".

Më puthi dhe sytë i perënduan. Nuk mund ta besoja dotë që dashuria ime kishte vdekur. U sëmura një muaj të tërë. Sot ende nuk kam arritur ta heq nga zemra dhe mëndja ime. Më kanë thënë shumë veta për fejesë, por nuk e di nëse do të dua tjetër deri sa të vdes..!


Jam fisnike kam zemeren gure
Si Shqiponja ne flamure
Mburrem dhe jam krenare
Qe kam lindur Shqiptare
nga do qe te jem me ndjek fati
se jam vajze Matjane  hesapi!!
avatar
Katilja



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 23
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

Shiko profilin e anëtarit http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Letra & Dilema - Nga njerez te zakonshem.

Mesazh nga Katilja prej Tue Jul 16, 2013 2:41 am

Ne kete nate te ftohte dimri mendja me con ne
kujtimet me te fshehta te zemres time... e midis tyre me shfaqetimazhi
i njeriut qe kam dashur me shume
ne jeten time,e atij personi qe dikur me mesoi kuptimin e dashurise se
pare ndersa tani dhimbjen qe nuk e kam me prane...
Asgje sme ka mbetur,vec atyre kujtimeve dhe nje album fotografish te
cilit i rikthehem here pas here me shpresen se mos e gjej midis tyre e
zemra me
rreh fort nga emocioni...
Shiu troket lehte mbi parvazin e dritares e bashke me te qajne syte e mi.
Dhembja qe me mundon shume e une nuk di cte bej, nuk di si ta shkul nga
zemra ime kete kujtim qe eshte bere i paprekshem. Drita e ndricuesit te
rruges
lehte ndricon nje ditar te lene pergjys, nje histori qe mgjs e mbaruar
dora nuk ka guxim te shkruaj fjalen FUND pasi ndjenja ende nuk eshte
shuar...
Nuk di ne nje dite do te mundem ta harroj shi
jen e puthjes se pare, rrahjen e zemres ne degjimin e fjales 'te dua'
Nuk di ne do te mundem ta harroj ate njeri qe ka pushtuar zemren e nuk le shteg per dashuri te tjera...
Megjithate jam dorzuar para faktit se asnjehere nuk do ta kem me prane
e lotet me rrjedhin pa pushim, ato lote qe cdo cdo dite mbushin me
dhimbjen me
te madhe shpirtin tim...


Jam fisnike kam zemeren gure
Si Shqiponja ne flamure
Mburrem dhe jam krenare
Qe kam lindur Shqiptare
nga do qe te jem me ndjek fati
se jam vajze Matjane  hesapi!!
avatar
Katilja



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 23
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

Shiko profilin e anëtarit http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Letra & Dilema - Nga njerez te zakonshem.

Mesazh nga Katilja prej Tue Jul 16, 2013 2:43 am

Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka
dhe djali e donte por vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne zemer mbante nje sekret
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine
por djali tek droga gjente qetesine.
sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe


te
dua dhe do te dua perjete"
vajza me lot ne sy nga djali u largua
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar.
-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashurte te them vec nje fjale."

vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte.

"-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!"
Por vjaza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine.
Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
te gjithe po ulerinin per ate jete,
ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.


'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete.
Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
nje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.

"-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
-mos me er se pa ty s'jetoj dot.
Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
falme qe ste kam treguar,
ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte?
Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty
po tani ,c'jam valle?Nje cope mishi me dy sy.
Por une s'te le vetem,do vdes per dashurine,
se ty te dua tmerresisht,
dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine.
Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine.
Kujtova se droga ishte gjthcka,
por ishte ajo q epa dashurine mua me la.
ti ishe e dashur,viktime e dashurise time,
ti ishe e dashur ajo q eme hoqi nje dhimbje.
por une s'te le vetem,tek ty do te vij,
te jemi te dy bashke dhe atje te gjej qetesi."

te dy i varrosen ,i varrosen prane qe te mos ndaheshin kurre,
e tani asgje me nuk i ndan.
Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:
"te vdesesh per dashurine eshte dicka e rralle"
-ja -thoshte dikush-ja cmund te bej nje njeri,
mund te japi dhe jeten
te vdesi per dashuri!!!


Jam fisnike kam zemeren gure
Si Shqiponja ne flamure
Mburrem dhe jam krenare
Qe kam lindur Shqiptare
nga do qe te jem me ndjek fati
se jam vajze Matjane  hesapi!!
avatar
Katilja



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 23
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

Shiko profilin e anëtarit http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Letra & Dilema - Nga njerez te zakonshem.

Mesazh nga Katilja prej Tue Jul 16, 2013 2:43 am

Dikur ishin dy te rinj qe e donin shum njeri-tjetrin;por me kalimin e kohes vajza nuk ndjen tnjejten gje per djalin edhe e tradhton me dike tjeter;edhe pse vajza e tradhton djali per hir te dashuri qe ndjente per te,beri tatuazh emrin e saj;mbas shum viteve kur ai shkon nplazh edhe isht martuar;e pyet vajza"O ba aq shum mdon ti mu saqe emrin tim e ke bo tatuazh"?


Jam fisnike kam zemeren gure
Si Shqiponja ne flamure
Mburrem dhe jam krenare
Qe kam lindur Shqiptare
nga do qe te jem me ndjek fati
se jam vajze Matjane  hesapi!!
avatar
Katilja



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 23
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

Shiko profilin e anëtarit http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Letra & Dilema - Nga njerez te zakonshem.

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Wed Sep 18, 2013 9:13 pm

Une jam nje vajze tashme 27 vjece , historia ime fillon ne vitin 2000 kur ende kishte arme kudo ne shqiperi !
Isha 15 vjec atehere dhe jetoja me mamin ,vellain e vogel dhe gjysherit e semure..babi kishte ikur ilegal ne itali.
Jetonim te qete edhe pse ishim te varfer,derisa nje dite na marrin ne telefon dhe na thone se babi im qe punonte ne ndertim kishte rene nga skela dhe meqe punonte ne te zeze pronari thjesht e kishte cuar ne spital dhe e kishte lene aty.
Duhej te shkonte dikush e te kujdesej per te dhe ta identifikonte sepse nese nuk shkonte asnje spitali e nxirrte dhe e linte ne meshiren e kryqit te kuq dhe shoqatave te emigranteve.Mami nuk shkonte dot per shkak te vellait.
Asnje kusheri nuk e mori persiper.
I thashe mamit se do ikja une por nuk me lejoi keshtu ika pa lejen e saj,takova vetem gjyshen e cila me dha disa para.
Preva floket si djemte (zero) dhe ika ne durrres.
Ne port hipa ne disa tragete por me nxorren disa here me te shtyre.Kur me nxorren nga trageti i fundit nje grua me 3 femije te vegjel me tha ik biro se nuk te lejne qenat te kalosh .Te ishte per mua ikja andej nga moli dhe hipja me gomone po kam hall se me vdesin femijet.E pyeta ku ishte moli dhe u nisa…po erresohej..eca pergjate bregut 2 km duke fshire lotet dhe duke peshperitur do vij babi ke per te pare ,do vij dhe do te gjej,gjalle a vdekur .... !
Nga larg pashe zjarre u afrova , ishin rreth 50 vete dhe 4 gomone , iu afrova nje prej pronareve me te vjeter ne moshe dhe iu luta te me merrte po me tha ik se nuk hyj ne gjynah me femije..duke qare ia thashe hallin tim . Me ne fund pas shume lutjesh te mijat me tha hip se nuk je dhe aq e rende por me kusht qe canten mos e merrja,mora vetem qesen e bukes...hipa..ne gomone ishim 12 vete ..ne det te hapur bente ftohte.
Dridhesha ,nje djale rreth 18 vjec me tha te mbeshtillesha nen xhaketen e tij…hapa buken dhe i dhashe atij gjysmen ai u hutua por e mori..me zuri gjumi ne kraharorin e tij.U zgjova nga te thirrurat kishte dallge dhe gomonia po rendohej ai qe e drejtonte tha qe njerin do ta hidhte ne det qe te shpetonin te tjeret,,une isha aty pa paguar por ai nuk me hodhi mua .Gjeti ate qe ishte me i shendoshe dhe e hodhi,,u tmerrova ,e pashe me syte e mi tek mbytej ai thirri por nuk foli dot me teper.. u shokova por nuk nxorra ze..me zuri gjumi dhe kur u zgjova dukej toka It.
Njerzit nga gezimi harrun se ishim ne gomone dhe po kercenin,nk kuptova mire si sepse isha dhe pergjumesh por gomonia po fundosej,,kesaj rradhe po vdisnim te gjithe ..ishim 1 km larg bregut..po mbytesha ,not nuk dija. Ne momentin e fundit nje dore me kap nga beli ishte ai djali .Me bertiti “nuk ke te drejte te vdesesh,,me degjove,,do jetosh se s'ben ME DEGJON???” 3 metra me andej ishte nje rrote nese e kapnim ate shpetonim ..por ne po fundosim te dy..ik i thashe shpeto veten,por ai nuk me leshoi, arritem te dalim deri ne breg me ndihmen e atij objekti..ishim te lodhur te vdekur.Ne Bari kisha nje kushuri te mamit e kisha shenuar nr etij te tel ai do me merrte dhe do me niste ne gjenove tek babi ne spitalin ku na thane,por ne breg kur me thane ta lija canten une e kisha harruar nr aty,nuk e gjeja dot me ate te aferm ne gjithe ate Bari duke i ditur vetem emrin.Ai djali qe me shpetoi quhej Gjergj ishte nga Puka dhe kur e pyeta pse me shpetoi tha: sepse ti ndave buken me mua duke e ditur qe ne it do vdisje urie,ti je njeri i mire, ai vendosi te me ndihmonte te gjeja babin pastaj secili ne jeten e vet. Ne bari bleme nje kove e dy sfungjere dhe lanim makina por askush nuk ndalonte sepse ne ishim shume te piset me kujtohet nje grua qe me dha leke vetem qe te mos ia prekja xhamin, na u mbushen te dyve syte me lote nga veprimi isaj..sa te benim leket e biletave nuk do punonim me aty..por nje mbremje na rrahen bullgaret sepse ne pa e ditur po punonim ne territorin e tyre..na bene te vdekur..kur u permenda e gjeta veten afer kazanit te plehrave te gjakosur sepse ata nuk e kishin kuptuar qe isha femer.Gjergji ishte pak me tej ai nuk levizte ishte me keq se mua…I gjakosur..na i kishin marre dhe ato pak para..qava mbi fytyren e tij dhe nuk e di sa qendrova ashtu..Gjergji levizi ishte gjalle!
Flm o zot! Kerkoi uje..aty na ndihmuan disa marokene na moren ne nje kapanon ku jetoninn me shume se 300 emigrante..per ne nuk kishte vend pradaj na cuan ne nje dhome te vogel ne fund. Sollen vetem nje cope sfungjer dhe nje cope buke..aty e ula Gjergjin qe ishte me keq se mua..buken e ruajta per te..nuk doja te vdiste.Te nesermen njoha 2 shqiptare ia tregova historine dhe ata na sollem buke.Pastaj menduan te beja nje pune.Ata ishin punesuar ne nje fabrike qe bente leng frutash.Me sollen 9 arka me portokalle e nje shtrydhese mekanike ne mbremje erdhen moren legun keshtu vazhdova nje jave duart mu enjten mu bene me pucra buke haja pak spse pjs me te madhe e ruaja per Gjergjin..udhetoja cdo dite 3 km per te blere qumesht dhe buke per te..flija per toke qe te sherohej ai..shume nete trembesha ne gjume.Shume nete na zinte gjumi duke qare nje nate i thashe : Gjergj kam degjuar se nese ia shpeton jeten dikujt ajo jete te perket ty..ai qeshi dhe tha:mes nesh nuk ekziston asnje borxh rri e qete…pasi kaloi nje jave shkoj te marr leket qe me takonin nga puna ime pronari me pyeti nga isha i thashe te verteten dhe gjithcka tj qe pyeti.U prek nga historia ime dhe vendosi te na i paguaje ai bileten per ne gjenove .Te nesermen u nisem.Sapo zbritem bleva nje karte telefonike dhe mora mamin ne tel I nj komshieje.Babi ishte ende gjalle ne te njejtin spital..shkuam atje ne spital.Ishin 6 emigrante shqip me te njejtein demtim i parafundit ishte babai im , e gjeta te shtrire aty ..ishte rrenuar shume ,ai qau nga gezimi..kaluan disa dite une e Gjergji ne gjenove flinin ne hyrjen e nje pallati.Drejtori i spitalit na thirri per te paguar faturen.Shkuam..i thashe se nuk kisha gje tj vec shpirtit,nese lajmeronte policine thjesht do na kthenin ne shqip ku kishim vetem nje shtepi qe po ta tundje me dore binte,,ai nuk na beri keq perkundrazi na gjeti nje vend ne lavanteri dhe nje pune ,,te hekurosnim carcafe..ishte nje mrekulli per ne .Do te kishim nje strehe dhe do ishim ne spital afer babit.Por kjo normal qe ishte veprim ilegal.Pas 3 muajsh babi doli nga spitali aty u be I gjalle nj kusheri i tij dhe I gjeti pune ne nje karburant U kthyem ne dhomen ku kishte jetuar babi me pare..bashke me ne dhe Gjergji. Filloi pune dhe ai por pas disa mujsh ate e merr ne tel daja qe jetonte ne parma dhe ai iku..kur e pecolla ne stacion gjysma ime vdiq me te. Do me mugonte tmerresisht shume miku im i mire qe me shpetoi jeten e qe me respektoi si nje moter. Pas nje viti morem dhe familjen dhe u rregulluam mire.Une mesova gjuhen e u futa ne shkolle…kaluan 5 vjet dhe cdo dite e kujtoja malesorin e ndershem qe me ndihmoi,, eh sikur ta takoja nje dite mendoja… por nje pasdite na sallen e e leksioneve vjen nje djale ai kerkonte canten profe.Luigit e njoha nga zeri tashme nje djale I bukur ,I paster,,ishte ai… GJERGJI! U perqafuam ,ai ishte shoferi I pedagogut tim..sa shume mall kisha per te…pas 5 vitesh ai ishte perseri ketu…u ritakuam .Ai kishte 2 vjet qe me kishte kerkuar kudo neper gjenove,kishte shkuar dhe tek shpia ku kishim jetuar te tre por ne nuk jetonim me aty qe kur morem ne it dhe mamin dhe villain,me kishte kerkuar kudo ku kishim qene bashke dhe kurre nuk I kishte humbur shpresat..pas disa muajsh ai me tha se me donte por jo per tu lidhur por per tu fejuar,,ai ishte I bidur qe me donte..tashme ishim te rritur ai me tha” kur ndeja si perpeliteshe ne kraharorin tim e kuptoja qe te doja por ishte mekat..ti ishe femije,ishe une qe te zgjoja e te perqafoja kur shikoje makthe e therrisje BABA BABA PO VIJ PRIT TE LUTEM,isha une qe ndjeja lotet e tu .Te kisha prane kur ti ruaje buken tende per mua,kur flije pertoke per mua..kjo eshte dashuri ,
dashuri dashuri dhe tani qe te rigjeta ti je po e njeta,perseri e brishte… dhe une dua te martohem me ty …te lutem me prano,kjo eshte dashuri e vertete” une po qaja.. u fejuam me deshiren e te gjithve .Babi im e dinte shume mire kush ishte djali me emrin Gjergj…tashme kemi nje djale. NOA e quajne , jemi te lumtur , une nga elbasani ai nga puka … Nje dite Noa me pyeti ku e ke njohur babin?! Dhe une I thashe : “ PERMES DALLGEVE” ! :((((



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Letra & Dilema - Nga njerez te zakonshem.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi