Xhemi Shehu: Një Vajzë Është E Fiksuar Pas Meje

Shko poshtë

default Xhemi Shehu: Një Vajzë Është E Fiksuar Pas Meje

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Sun Nov 03, 2013 1:49 am


Xhemi Shehu: Një vajzë është e fiksuar pas meje - Ekzistojnë njerëz që jo vetëm fshehin identitetin pas personazheve publikë në rrjete të ndryshme sociale, por e kthejnë këtë qëllim në vetvete duke i ndjekur hap pas hasi në jetën e tyre të përditshme, duke u hequr si ata në marrëdhëniet me miq realë të personit VIP. Një rast i tillë i ka ndodhur së fundi moderatores së njohur të “Top Channel”, Xhemi Shehu, e cila prej një viti ndihet e përndjekur në mënyrë sistematike nga një person që mendohet se është femër dhe që kërkon t’i vjedhë identitetin në rrjete sociale, duke u prezantuar si ajo në Facebook.
Më tepër sesa një fanse që bën tifozllëk për të, mënyra se si e administron faqen, duket se ajo është më shumë e fiksuar pas imazhit të Xhemit, duke rifreskuar shpesh faqen e fansave me foto dhe informacione të reja të saj. Pasi ka mbyllur profilin në Facebook me emrin Xhemi Shehu që kishte hapur një vit më parë, ajo së fundi po administron një fanpage po me këtë emër, për hapjen e të cilit i lajmëroi fansat t’i bënin like, për shkak të plotësimit të numrit limit të miqve. Tashmë ajo administron dhe përditëson faqen me foto dhe gjithçka rreth aktivitetit profesional të Xhemit.
02.11.2013
Burimi: Balkanweb



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi