Si lindi kozmetika ose bërja e tualetit

Shko poshtë

default Si lindi kozmetika ose bërja e tualetit

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Sun Nov 03, 2013 1:35 am

Çdo femër kalon orë të tëra para pasqyrës, por arti i makijazhit që duket një traditë moderne, është një rit i kulturave të hershme
Histori

A e dini që femrat kalojnë rreth një vit të gjithë jetës së tyre duke bërë makijazhin ose ndryshe tualetin? Sot është e rrallë të shohësh një femër që nuk aplikon “elementët magjikë”, të cilët përmirësojnë pamjen e jashtme, duke e shtjetërsuar plotësisht fytyrën dhe duke i dhënë bukurisë një tjetër kuptim.
Përkufizimi
Fjala kozmetikë vjen nga fjala greke kozmetikos dhe nënkupton teknikën e të veshurit dhe zbukurimit, aftësinë e rregullimit, duke qenë se kosmos është sinonim i rregullit.
Artikujt kozmetikë janë substanca që përdoren për të përmirësuar pamjen ose për t’i dhënë trupit njerëzor kundërmim më të këndshëm. Sipas përkufizimit amerikan, artikujt kozmetikë janë ato substanca që aplikohen në trupin e një njeriu për pastrim, zbukurim, rritje të tërheqjes ose përmirësim të pamjes së jashtme, pa ndikuar në strukturën ose funksionet e trupit.
Origjina
Historia e kozmetikës daton të paktën 6000 vjet më parë dhe ka qenë e pranishme në çdo shoqëri në botë. Disa mendojnë se arti i tualetit të trupit është forma më e hershme e ritualit në kulturën njerëzore, duke filluar që 100,000 vjet më parë në epokën afrikane të gurit të mesëm. Provat për këtë vijnë nga përdorimi i pigmenteve të kuqe minerale që i lidhin substancat me homo sapiensin në Afrikë.
Prova e parë arkeologjike e origjinës së kozmetikës është gjendur në rrënojat e varreve të faraonëve të Egjiptit të lashtë, por mendohet se praktikohej edhe në Greqinë e lashtë.
Tek egjiptianët, zhvillimet e hershme kryesore përfshinin vajin e bimës së kastorit i përdorur si balsam mbrojtës. Nga romakët përdoreshin kremrat e lëkurës të bërë prej dyllit të bletëve, vajit të ullirit dhe ujit të trëndafilit. Më vonë në shekullin e 19 u përdor vazelina dhe lanolina. Në vitin 1911 dhe më pas një element tepër i rëndësishëm i kozmetikës ishte kremi Nivea.
Edhe grekët e lashtë e aplikonin bërjen e tualetit. Artikujt kozmetikë përmenden në Testamentin e Vjetër, në vargun e Dy Mbretërve që tregojnë për Xhizebelën që ngjyrosi qepallat e saj rreth 840 vjet përpara Krishtit. Po ashtu në Tanakh-ën e hebrenjve, që është homologia e Biblës së krishterë, përshkruhen trajtime të ndryshme bukurie.
Tualeti ka pasur ulje-ngritjet e tij në historinë perëndimore. Për shembull, në shekullin e 19, Mbretëresha Viktoria e shpalli zyrtarisht bërjen e tualetit si të pahijshme, vulgare dhe të pranueshëm vetëm për aktorët.
Gjatë shekullit 16, cilësitë personale të femrave që përdornin makijazh, çuan në rritjen e kërkesës për produktet kozmetike në klasën e lartë.
Aktualisht, firma më e madhe kozmetike në botë është L’Oreal, që u themelua nga Eugen Shuller (Eugene Schueller) në vitin 1909. Lyerja moderne e flokëve u shpik në vitin 1907 nga Shuller, po ashtu ai shpiku në vitin 1936 kremin kundër diellit. Në fillim ngjyra e errët e lëkurës ishte karakteristike e fshatarëve që merreshin me bujqësi, pasi femrat me klas ishin sa më të zbehta të ishte e mundur.
Kundërshtimi
Gjatë viteve ‘60-‘70, shumë femra perëndimore të ndikuara nga feminizmi vendosën ta kundërshtonin përdorimin e kozmetikëve. Kështu, u krijua lëvizja antikozmetikë, sipas aktivistëve të së cilës, artikujt e tualetit i bënin femrat e klasit të dytë të dukeshin si objekt seksi, që humbnin më kot kohë duke bërë tualet. Gjatë viteve ‘70, ishte përhapur koncepti që gjatë ditës të mos përdorej makijazh, ndërsa gjatë natës po.
Tregu
Produktet e bukurisë janë ndër artikujt më të kërkuar prej femrave dhe nuk kanë mbetur pas në zhvillimet teknologjike të fundit. Kështu, edhe produktet e makijazhit janë bërë pjesë e tregut ndërkombëtar online. Kërkesa e madhe nga shumë breza dhe kultura ka bërë që kompanitë e mëdha të krijojnë produkte për shije nga më të ndryshmet.
Edhe meshkujt
Gjithashtu vihet re se shumë gjëra po ndryshojnë në lidhje me kulturën e të bërit tualet. Dikur një atribut i femrave, historia bashkëkohore po tregon se numri i meshkujve që kanë filluar gradualisht të përdorin artikujt kozmetikë është gjithnjë e më shumë në rritje.
Etika
Gjatë shekullit 20, popullariteti i kozmetikës u rrit me hapa të shpejtë. Artikujt e tualetit po përdoren masivisht edhe nga vajzat në moshë të vogël. Për këtë është hapur një debat publik, që del kundër përdorimit të makijazhit në moshë të re. Kritikët thonë se bukuria natyrore nuk duhet të konkurrohet prej produkteve artificiale, pasi kjo është dukshëm e pakrahasueshme.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi