55 rregullat që duhet të ndjekin meshkujt

Shko poshtë

default 55 rregullat që duhet të ndjekin meshkujt

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Wed Oct 30, 2013 7:59 pm



Të qenit në stil dhe tërheqës nuk është një problem për të cilin shqetësohen vetëm femrat. Kjo është po aq e rëndësishme edhe për meshkujt. Po çfarë duhet të bëjnë për të qenë të tillë? Ndiqni 55 rregullat të cilat duhet ti zbatoni me kujdes:
 
1. Është më mirë të dukeni mirë çdo ditë sesa të dukleni ndryshe çdo ditë. Kjo është gjenia e të qenit mashkull.

2. Vini një kravatë kur jeni duke kërkuar për para. Në ditët kur doni të bëni biznes thjesht duhet të vishni, kostum, kravatë, kapele dhe këpucë të cilat shkëlqejnë.

3. Rregulli i këpucëve: e zeza është bazike, bazikja është e mërzitshme , e lodhshme. Ju do të dukeni më të sofistikuar nëse nuk i rrini strikt idesë që mirë dukeni vetëm me këpucë të zeza. Mund ti vishni këpucët në ngjyrë grui, blu ose kafe.

4. E holla me të hollën e trasha me të trashën. Keni jakë xhaketë të ngushtë atëherë përdorni kravatë të ngushtë. Keni jakë xhakete gjerë  atëherë edhe kravata e tillë duhet të jetë.

5. Zgjidhni gjatësinë e duhur të flokëve.

6. Cdo mashkull duhet të vendosë një orë. Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë meshkujt e tregojnë orën duke e parë në telefon dhe kanë harruar të vënë ora. Bëhuni mashkull vini një orë. Është një aksesor i cili i shkon shumë meshkujve.

7. Vijat e holla vertikale të këmishës ju bëjnë të dukeni elegant. Gjejeni pra se si dukeni kur vijat janë horizontale?

8. Zgjidhni një rrobaqepës të mirë. Ai gjithmonë ju jep këshilla të dobishme.

9. Mos u përpiqni “të verbon” të tjerët. Sidomos kur ju jeni duke dhënë një intervistë [për punë përpiquni të zgjidhni tonalitet mes grisë dhe blusë së errët, jo materiale të cilat tërheqin vëmendjen dhe ju bëjnë të dukeni jo mirë.

10. Jini gati për çdo gjë ose çdokënd.

11. Të gjithë duhet të keni një kostum në dollap. Në çdo rast që do duhej, një kostum ju bën të dukeni serioz.
 
12. Përshtatni këpucvët kur jeni në rrugë. Nëse ju keni intervista ose punë në rrugë përshtasni këpucët tuaja me kostumin edhe kravatën ditën, por që mund ti vishni edhe me një palë xhinse në darkë.
 
13 Kur jeni në dyshim zgjidhni pink. Ju mund të jeni në dilemë se në çfarë ngjyre ta vishni këmishën, por mos bëni gabim të zgjidhni ngjyra që ju bëjnë të dukeni i zymtë. Shumë mund tju kenë vënë në lojë kur në rini keni veshur një bluzë pink, por është momenti që ta bëni përsëri. Një këmishë në pink të lehtë ju bën të dukeni bukur. 

14. Gjeni mënyrën e duhur për të lidhur kravatën.

15. Zgjidhni veshjen e duhur për të bërë shopping.

16. Zgjidhni majën e duhur të këpucëve.

17. Vishni shapka me gisht vetëm në shtëpi dhe në plazh.

18. Kravatat duhet të përshtaten në veshje.

19. Mund të vishni një bluzë të thjeshtë poshtë kostumit serioz. Mjafton që ajo të jetë pa logo, numra, apo shkrime të cilat e bëjnë të duket keq.

20. Përpiquni që lidhëset e këpucëve të jenë vënë siç duhet.

21. Me një xhaketë sportive, një palë xhinse të errëta dhe një këmishë të bardhë ju mund të shkoni kudo. Në çdo rast do të dukeshit shumë mirë. Një xhaketë sportive është gjithmonë ok kur kombinohet me një palë pantallona të errëta.

22. Nuk duhet të vishni rroba të rrudhosura. Meshkujt duhet të tregoen të kujdesshëm për tu dukur të rregullt dhe të hekurosur.

23. Tërhiqni vëmendjen me orën që do të vini.

24. Vishuni sipas moshës.

25. Zgjidhni mënyrën e duhur për të lënë mjekër.

26. Ju mund të përdorni dhe syze të zeza nëse i kombinoni siç duhet.

27. Zgjidhni rripin e duhur të pantallonave që të dukeni mirë. Rripi duhet përshtatur me gjerësinë e xhinseve.

28. Përshtatsni veshjet me shëndetin tuaj. Mos u vishni me gjëra të ngushta nëse duhet të vishni të rroba të gjera.

29. Zgjidhni një stilolaps të bukur dhe që bie në sy. Të keni një të tillë ju bën të dukeni më të sofistikuar dhe të përgatitur.

30. Bosët veshin këmisha të bardha. Kjo është ideja e krijuar për këtë lloj zgjedhje, e cila ju lë në qendër të vëmendjes.

31. Zgjidhni këmishë xhins, pantallona bezhë.

32. Mos e lini kombinimin tuaj në gjysëm. Nëse ju keni vendosur për të veshur një palë pantallona me ngjyrë të hapur dhe një këmishë të tillë, zgjidhni edhe një rrip me ngjyrë të lehtë. Përndrsyhe nuk do të ngjani bukur.

33. Nëse keni vendosur të mereni me sport ose aktivitet fizik vishuni siç duhet.
 
34. Djemtë më të zhveshur kanë të drejtën e kalimit. Duke folur për palestrën dhe gjimnastikën nëse dy djem po kalojnë me një njëri tjetrin në një dollap të kyçur, ai që është më i zhveshur ka të drejtën e kalimit.

35. Në kohë të keqe vishuni me ngjyra të errëta.

36. Shallin duhet ta mbani të lidhur.

37. Mbani disa produkte sekrete. Cdokujt do ti nevojitej një sirtar privat me një locion duarsh, një loicon për frymëmarrje të freskët.

38. Bluzat e thjeshta ju bëjnë të dukeni bukur.

39. Mos jini gjithmonë serioz. Zgjidhni dhe stile të lirshme.

40. Ka modele xhaketash që ju bëjnë të dukeni si ushtarë.

41. Mund të ndiqni stilin e dikujt që pëlqeni. Nëse dikush ju duket se ndjek një stil të bukur mund ta ndiqni atë.

42. Nëse nuk do të lëvizni larg nga shtëpia vishni bluza dhe pantallona të freskëta.

43. Nëse ju duhen zgjidhni një veshje me shumë xhepa.

Nganjëherë mund tju hyjnë në punë edhe një palë gërshërë ose një krehër opër ta pasur me vete.

44. Zgjidhni rroba në masën e duhur. Ju nuk duhet të ndiheni në siklet, përkundrazi të jeni të lirshëm dhe të lëvizni siç duhet.

45. Pantallonat tuaja janë shumë të shkurtra nëse ju shikoni çorapet kur ecni. Zgjidhni gjatësinë e duhur.

46. Syzet tuaja duhen në kontrast me fytyrën tuaj. Zgjidhni të duhurat duke i përshtatur me tiparet.

47. Mos zgjidhni bluza me fundet e tyre elastike.

48. Përshtatni ngjyrën e veshjeve me ngjyrën e lëkurës tuaj.

49. Zgjidhni parfumin e duhur.


50. Zgjidhni valixhen e duhur kur udhëtoni.

51. Vishuni në një ngjyrë nëse doni të dukleni shtatlartë. Veshja mund të jetë e gjitha në gri, blu, e zezë etj.

52. Paketoni rrobat në mënyrën e duhur për të mos i rrudhosur. Kur ju duhet një xhaketë e hekurosur në udhëtim paketojeni atë siç duhet.

53. Hidhini rrobat e vjetra dhe ato që nuk i vishni. Në këtë mënyrë do të krijoni hapësirën e duhur për të gjitha llojet e rrobave.

55. Mbajini gjërat me rregull. Kjo ju ndihmon ti gjeni me lehtësi kur ju duhen. 

(Blerta Tusha/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/55-rregullat-qe-duhet-te-ndjekin-meshkujt-184434.html#sthash.YgwGyFJo.dpuf



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi