^^Fragmente Letrare^^

Shko poshtë

default ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri May 10, 2013 9:55 pm

Fragment nga romani satirik "Republika e Semaforeve" i sapodale ne qarkullim ne librarite shqiptare....

Presidenti nuk kish qenë kurrë ithtar kortezhesh varrimi, por kish qenë përvjetori i vdekjes së Klarës që e kish shtyrë atë të shkonte të vendoste një tufë me lule mbi varrin e saj.
Varrezat ndodheshin në një kodrinë të mbuluar nga qiparisa të lartë që krijonin ndjesinë e një paqeje të blertë absolute. Por kjo ndjesi zgjaste fare pak. Varreza ngjasonte me një atelie gjigande të mbushur plot e përplot me skulptura, buste dhe monumente. Varri i thjeshtë i Klarës ishte rrethuar nga një mori varresh më të reja që u përkisnin kontribuesve më të mëdhenj të luftës civile të disa viteve më parë. Çdo i rënë kishte tashmë nga një monument dhe bust gjigand. Semaforasit vdisnin për pak mermer dhe bronx të cilin zakonisht e fitonin pas vdekjes në mënyra nga më të ndryshmet. Majtas ishin varret e dy vëllezërve që kishin rënë heroikisht duke vjedhur shtëpinë e një ish oficeri që i kish palosur dy të paftuarit me antitankun e tij. Vëllezërit e bronxtë mbanin në duar kallashnikovë dhe shprehja e fytyrës së tyre , sidomos e syve, nënkuptonte vendosmëri dhe largpamësi. Dukej sikur skulptori në çastet e kompozimit kish lexuar Eposin e Kreshnikëve. Pak më tutje, një tjetër bust luftëtari pa kokë, por i armatosur me një granatëhedhëse. Në pllakën e mermertë ish shkruar “ Fli i qetë, nipçe! Veprën tënde do e vazhdojmë ne. Me dashuri për ty dhe urrejtje për armikun! - nga Gjyshi e Gjyshja”.
Varri tjetër ishte një kompozim monumental që jepte një tablo nga beteja ku kishin rënë tre heronj të tjerë, vëllezër edhe ata. Betejë në të cilën kishin mbetur të vrarë të dyja palët. Kish mbetur gjallë veç molla e sherrit, një vajzë dikur miturake, që më vonë kish dëshmuar në një gjykatë se heronjtë e mermertë kishin dashur ta trafikonin si prostitutë në një vend fqinj. Dy nga heronjtë, përveç armatimit, mbanin në duar një motor skafi, ndërsa duart e të tretit tregonin larg horizontin mbi det…
Ja më në fund busti i dikujt që qëndronte ulur mbi një kolltuk të stërmadh prej bronxi. Nga larg dukej sikur mbante në prehër një libër. Presidenti u bë kurioz dhe iu afrua. Kish menduar se ishte monumenti i një poeti të njohur, të vrarë shumë vite më parë nga diktatura. Por nuk ishte e thënë që në atë varrezë të kishte diçka poetike. Heroi mbante në prehër jo një libër, por një flakhedhëse, nga e cila Presidentit iu duk se akoma dilte tym….

©Artan Gjyzel Hasani



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri May 10, 2013 9:58 pm

EPPUR SI MUOVE... (nga libri "Mekatari")

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
në gjinjtë që ti prek…në barkun që përkëdhel
në venusin tënd ku jugë e ngrohtë fryn
të turbullon…të huton…fryma të merret...
dhe e imja bëhesh pa e ditur as vetë…

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
ëmbël të trullos…nektar…dehje…
dritë në sy bëhet…regëtimë…
buzëqeshje…dridhje e buzëve…
vështrimi im që qerpikëve të tu digjet
si heretiku mbi turrën e druve…

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
të përflak…epshet t’i përndez si natë gushti…
edhe kur eklipset e diellit tim
me hënat e heshtjes tënde vallëzojnë
melodi Kopernikësh të lodhur
mbi Udhë të kalldrëmta Qumështi...

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
në ata sy qe nuk i shoh...
në akujt që kanë zënë të të shkrijne sqetullave ...gjinjve të brishtë
ku manushaqet e puthjes sime vesë malli pikojnë …
nën ata flokë ku dimërojnë pranverat e tua...
lëndinë për këmbën e vockël dhe hapat e fshehtë të vështrimit tënd
mendimi im bëhet
e ti
përditshmëria e një malli të paralajmëruar...

e megjithatë ajo lëviz mëngjeseve të tua
kur ndërsa dhëmbet lan në pasqyrë kërkon sytë e mi...
mesditës tënde kur në tryezën e drekës vë gabimisht një pjatë më shumë...
mbrëmjes tënde kur muzgun e heshtur për mua pyet ti...
të gjitha netëve të tua kur mëngjesi...mesdita...mbrëmja....
pashmangshmërisht bëhen unë…

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
edhe kur të duket sikur më harron e neveritur
nga zemërimet dhe mëritë...dyshimet dhe mosbesimet…
edhe kur buzëqeshjen ngrin buzëve të mia
ndërsa me pinguinët e kokëfortësisë tënde
padashur më shndron në Anktarktidë...

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
edhe pse mengjeset tona tashmë nuk takohen…
as netët...as muzgjet që pikojnë pikëlllim…
leviz brenda teje kur me spërkatje vargjesh
ëndrrën që kam parë të pëshpëris
dhe ti si mbrëmja magjishëm…pertej oqeanit
fshehurazi fle zgjimin tim...

(7 Janar, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri May 10, 2013 10:02 pm

(fragment nga romani "Republika e Semaforeve")

Për të shmangur vëmendjen e mediave nga realitetet satelitore dhe paniku, Presidenti vendosi të organizohej ceremonia e Çmimeve të Mëdha të Artit. Do të ishte rasti i fundit kur banorët e Republikës së Semaforëve do shfaqeshin në gjendjen e tyre natyrale si njerëz pa brirë dhe pa fjalën “kurvë” të shkruar mbi ballë. Kuptohej që do të ishte një moment historik i papërsëritshëm paskëtaj.
Tradita e çmimeve dhe e medaljeve përbënte një nga vlerat më të mëdha të republikës. Banorët e saj vdisnin për dekorata. Pak rëndësi kishte se për çfarë jepej ky çmim. Rëndësi kishte që secili të kishte në shtëpi një çmim a dekoratë për t’ju mburrur komshiut.

Ceremonia u zhvillua në “Stanin e Dy Çobenëve”, një auditorium i stërmadh në formë shpretke që ishte selia qëndrore e “Klubit të Bastardëve”. Ky klub përbëhej nga një mori njerëzish që e kishin humbur atdheun e tyre në ecje e sipër. Në fakt pjesa dërmuese e tyre nuk e kishin pasur kurrë një të tillë. Paradoksalisht këta njerëz pa atdhe kish vite që përbënin të ashtuquajturën Elitë të Kombit. Sa më shumë copëza atdheu të humbisnin, aq më elitarë konsideroheshin nga të ngjajshmit e tyre tutje dhe tëhu kufinjve të Republikës.
Studiot televizive nuk mund të kuptoheshin dot pa praninë e tyre. Krenoheshin për emërtesën dhe ndiheshin keq sa herë që ajo fjalë përdorej për qentë e rrugës. Madje kish pasur edhe nje proces të gjatë gjyqësor mes tyre dhe shoqatës “Qeni pa Zinxhir” në lidhje me pronësinë mbi emrin “bastard”. Pasi kish shyqrtuar imtësisht provat e paraqitura nga të dyja palët, drejtësia kish vendosur që ajo emërtesë duhej t’i takonte “Klubit”. “Stani” përbënte të vetmin atdhe të tyre.

Të gjithë të mëdhenjtë e Republikës ishin aty në gjendjen e tyre natyrore: të shumëfishuar.
500 Prozatorët e Mëdhenj të vendit, në krah të tyre 1000 Poetët e Mëdhenj të Diasporës e perzierë me ta piktorë, gurëgdhendës, skulptorë, këngëtarë, balerinë, kuratorë (kjo racë postmoderne artistësh e kish shkaktuar shpesh të vjella Presidentit që në kohën kur ishte klient varfanjak i Klubit të Xhakos), gazetarë, analistë, shkrimtarë, historianë, politologë, si ç’mund ta ketë marrë lehtësisht me mend lexuesi, që të gjithë Të Mëdhenj.
Dukej sikur jo vetëm fjala “madhështi”, por edhe vetë madhështia si nocion ishte krijuar enkas për një ceremoni të tillë.

Megjithatë binte në sy mungesa e Ambasadorit të Madh, i cili atë mbrëmje e kish parë të arësyeshme të ndiqte një pjesë nga tetatri amator i kukullave në një lagje të përmbytur nga shirat e fundit. Madje, disa informacione akoma të pa konfirmuara bënin me dije se ai do luante edhe vetë rolin e iriqit.

2012©Artan Gjyzel Hasani



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri May 10, 2013 10:03 pm

SI TE BEHESH POET/E BRENDA NJE JAVE (fragment nga romani "Republika e Semaforeve")

E HENE: hap nje llogari ne facebook dhe bej kujdes te vesh ne profil nje foto ku shfaqesh i/e menduar, mundesisht melankolik/e dhe futu ne sa me shume faqe poetike te facebook-ut deri sa te gjesh ate me te lexuaren

E MARTE: dergoi nje ftese miqesie poetit/es te preferuar dhe mbyte faqene tij/saj me sa me shume “like”-s. Zakonisht kjo ndodh ne menyre te pavullnetshme

E MERKURE: me copy paste merr nga nje varg nga cdo poezi e tij/saj qe te pelqen apo qe ka rezultuar e pelqyeshme nga fansat dhe me to sajo nje mase vargjesh qe do e quash poezi. Kjo ndodh ne menyre te vullnetshme dhe te pakthyeshme. Vidh vargje, figura artistike, metafora, ide dhe gjetje duke patur kujdes qe here pas here te perdoresh edhe ndonje fjale tenden.

E ENJTE: postoje “krijesen” e re si produkt poetik tendin ne faqen tende pa ta bere syri terr. Ndrojtja dhe ndjenja e turpit jane shume te demshme ne raste te tilla.

E PREMTE: shfaqen fansat e pare te cilet ne varesi te aftesive te tua menazhuese mund te shumefishohen deri ne agun e te shtunes.

E SHTUNE: fillon ta besosh edhe vete qe poezia “jote” eshte vertet e jotja. E pse te mos e besosh fundja? Te njohurit e tu dhe te afermit do habiten ne fillim nga ky shperthim i befte poetik dhe nga talenti yt i panjohur letrar, por cudia me e madhe e dime qe zgjat vec tri dite…

E DIELE: nderprit marredheniet lajkore me ish poetin/en i/e preferuar, vazhdo ta lexosh ne ilegalitet te plote me cilesine e skuthit/es dhe perpiqu te lesh sa me pak gjurme te jete e mundur ne ish faqen e preferuar (pasi kjo gje do u mundesonte fansave te tu mundesine e nje investigimi rastesor mbi origjinalitetin e “krijimeve” te tua) dhe gezoju suksesit te befte mes qindra mijera te ngjajshmeve te tu te botes virtuale…

2012©Artan Gjyzel Hasani



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Mon May 13, 2013 11:51 pm

LIRIKA E VDEKJES (nga libri “Mekatari”)

si gurët e shahut pasi loja ka mbaruar
mbretër e mbretëresha...kuaj e kështjella
ushtarë e oborrtarë...të ngrënë a të gjallë
në të njëjtën kuti mbyllen,
ashtu në të fundmen ditë sekondat, minutat, javët,
muajt, vitet që kujtesës sonë sillen…
çdo gjë që sot kemi dhe ajo çka pas nesh mbetet
gjithshka pra…gjithshka…sikur të mos kish qenë kurrë
brenda një arke dikur do tretet…

kur dyert janë mbyllur dhe trokitje s’ka
e asgjë e kësaj bote më s’të çudit...
kur lumenjtë e shpresës janë mbytur në një rrudhë
vjen një ditë kur ti kupton se gruaja e fundit që të pret
është e panjohura vdekje...
ajo që kurrë nuk harron, e vetmja dashnore e përpiktë,
e ndërsa ndjen se jeta po ikën
kurreshtja për castin e fundit zë udhë…

lërmë pra të mendoj për vdekjen, e dashur,
krahët…përqafimi…puthja e saj…si do jenë vallë?
thonë e errët eshte ajo, por ndoshta edhe plot dritë…
vdekja hidheron ata që kurrë s’jetuan…
ata që nga e panjohura e jetës kishin aq shume frikë…
por sado e huaj të jetë e njohur do më duket...
shumë do më dojë...kur pranë do t'më struket
do bëj sikur e dua, nëse vërtet si ç‘thonë…
vdekja është grua…

mos vdis para meje, e dashur…
të lutem…prit edhe pak…
më mjafton ajo çka brenda meje vdiq
për sa kohë isha gjallë…
kur ftesë e Vdekjes të vijë
le t'më nxjerrin të parin nga dhoma…
jam mësuar të rroj me shumë dashuri,
por kurrë me dy kufoma…

të lutem mos vdis para meje, e dashur,
me vdekjen lërmë të të tradhëtoj…
të shkoj i pari unë…
t’i ngop epshet e saj dhe ta vë në gjumë
e kur ti atje të vish në krah të të marr
të jem prapë vetëm i yti…i yti edhe në varr…
mos vallë po kërkoj shumë?

(5 Nëntor, 2010)
©Artan Gjyzel Hasani



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Thu Aug 08, 2013 3:53 am

 Gabrielë,e mban mend sa shumë më admiroje,
më deshe, më jepeshe, kur nuk më kuptoje...?

Ish koha kur unë të robëroja me lirinë time për të gabuar..
Pastaj erdhi heshtja...

Hyj sot në shpirtin tënd, Gabrielë dhe s'bëj dot autoportretin tim....
Pasqyrat tregojnë harta memece ku vështrimi im blu
sajon kontinente lumturie që kurre s'egzistuan...
oqeane të stuhishëm...tashmë të qetësuar...
nën ta Atlantidat e mia -brigje pa urë...

Po qiejt e mi, Gabrielë?
Ah...qiejt....
Qiejt s'shënohen nëpër harta kurrë...

_Whisper



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri Aug 30, 2013 8:58 pm

Fantazite e nje gruaje - Anatoli Toss

"Ndoshta ne te dy jemi paracaktuar te ndryshojme, - i shkrova ne nje leter. -Ose largesia e ka fajin, ose pamundesia per te qene te pranishem fizikisht ne jeten e tjetrit, qe kerkon prani me te plote emocionale. U bene kaq kohe qe nuk shihemi."
"S'eshte vetem pune kohe, edhe ndarja ben te veten,- u pergjigj Stivi. -Kjo ndarje ka ndikuar te ne, na beri t'i rivleresojme gjerat, ua ndryshoi vendet. Ajo cka ishte me rendesi u be e pavlere, kurse ato qe pranoheshin si te natyrshme, si te vetekuptueshme, papritur mbeten te vetmet gjera me vlere, veçse tashme te paarritshme. Ndarja eshte vleresuesi i paanshem, i afte te ngrihet mbi qejfmbetjet, mbi xhelozine ose deshiren per epersi. Ajo ruan vetem vleren e vertete, ku bazohet dashuria, bashkepunimi. Une gjithmone te kam dashur, por nga ta dija, siç e di tani, dhe pikerisht fale ndarjes, qe ti je e vetmja qe kam ne jete? Qe ti, ne nje fare mase, je....une vete? Kuptova, gjithashtu, qe dashuria e vertete, sado e cuditshme te duket kjo, mund te ruhet vetem kur je i ndare. Ajo eshte sarkofagu, mbi permbajtjen e te cilit koha nuk ka pushtetdhe, po ta pranojme kete, ndoshta ne te dy beme mire qe u ndame. Sepse vetem keshtu mund te mbetemi pergjithmone te njeri-tjetri. Te gjithe te tjeret, ata qe do te jene te pranishem ne jeten tone, valle, a kane rendesi, a kane vlere per ne? Ne e dime qe askush nuk do ta zere tek ti vendin tim, po ashtu, siç nuk do te te zevendesoje asnje tek une. Ne sikur jemi te siguruar para njeri-tjetrit."
"Ti me siguri ke te drejte, - i shkrova une; pastaj, pas disa letrave, shtova: - Sigurisht, qe ke te drejte. Ne jeten time ti u bere njeiru me i rendesishem dhe do te mbetesh i tille [pergjithmone. Ti e percaktove ate dhe kurre nuk do te zhdukesh prej saj, cfaredo qe te ndodhe me ne, me mua. Edhe per te kunderten jam e sigurt: edhe une do te mbetem pergjithmone ne jeten tende, pergjithmone, cfaredo qe te ndodhe me ty...."
"Ashtu do te jete", - pranoi Stivi.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue Oct 01, 2013 4:47 am

Une jam kaosi i mendimeve te tua.
Jam kurioziteti yt, per te pare ne bote te panjohura. 
Jam egoja jote per te pasur per vete ato qe eshte veshtire ti kesh.
Une jam possesiviteti yt. 
Jam kenaqesia e fituesit, kur ngre flamurin mbi keshtjellat e pushtuara.
Jam deshira jote per te qene e dashuruar dhe e perkedhelur. 
Une jam trishtimi dhe dhimbja e embel e shpirtit tend.
Jam mosbesimi dhe dyshimi yt. 
Jam re e kalter ne qiellin tend blu. 
Une jam qellim dhe pengese ne jeten tende. 
Jam terheqja dhe tendosja jote per te me arritur dhe per te me prekur, keshtu paprekshmerisht larg sic jam.
Jam mundimi yt per te mos me mbajtur dhe per te mos me leshuar.
Jam tehu qe prek cdo enderr ne miklimin tend !

©Ilir Como 
Shpirti ne flete.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Mon Nov 18, 2013 10:21 pm

Kur je ujk të urrejnë, por ama të respektojnë, sepse ky është rregulli. Kur tregohesh shenjtor, në fillim të adhurojnë, pastaj të vënë kazmën e të shkatërrojnë.

( Nga libri "Ana me sy të gjelbër i autores italiane Sveva Casati Modignani )



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Wed Nov 20, 2013 10:12 pm

" Ti nuk mund te jetosh jeten tende per te tjeret. Bej ate qe te duket me e drejte per ty, edhe pse kjo mund te lendoje ca nga njerezit qe ti do . "

- " I dashur John " , N.Sparchs -



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: ^^Fragmente Letrare^^

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi