Përdorte 400 profile false me emrin e Çiljetës për të përfituar

Shko poshtë

default Përdorte 400 profile false me emrin e Çiljetës për të përfituar

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Mon Sep 16, 2013 9:35 pm

Policia e Tiranës ka ndaluar personin që kishte hapur 400 profile false me emrin e këngëtares Çiljeta Xhilaga. Mësohet se para katër muajsh Çiljeta dorëzoi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, një kallëzim penal për mbylljen e 400 profileve false, që ekzistonin në rrjetin social Facebook me emrin e saj.
Specialistët e Sektorit të Krimit Kompjuterik pranë Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës kanë identifikuar autorin, i cili ishte një djalë 35-vjeçar nga Maqedonia. Menaxhuesi i faqeve Elton Sh., i përdorte ato për arsye përfitimi, nga numri i klikimeve, shikimeve dhe shpërndarjeve në këto faqe.
Pas identifikimit të personit në fjalë, specialistët e këtij sektori kanë realizuar menjëherë mbylljen e 400 profileve dhe fun pageve me emrin Çiljeta Xhilaga.
 35-vjeçari mendohet se mund të jetë edhe fans i këngëtares, përderisa e ka menduar emrin e saj si më të kërkuarin nga fansat në internet.
Më pas, ai ka menduar që ta kthejë në një punë ku mund të nxirrte edhe fitim nga klikimet që merrte në 400 faqet e tij. 
Këngëtarja nga ana e vet pretendonte se nga mënyra se si menaxhoheshin dhe se si qarkullonin fotot e saj ia dëmtoinin rëndë imazhin.
Edhe pse është e rrallë për këngëtarët shqiptarë që të bëjnë denoncime të kësaj natyre.
Ajo e hodhi këtë hap, menjëherë pas lindjes së djalit të saj Fernando, dhe ndryshimit të statusit si nënë.


/Shekulli Online/ E.L/




avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi