Rishfaqet Ina Rama, tashmë si...

Shko poshtë

default Rishfaqet Ina Rama, tashmë si...

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Mon Sep 16, 2013 3:35 am


Më parë ishim mësuar ta shihnim shpesh në ekran, por tashmë që znj. Rama bën një jetë të tërhequr dhe pa shfaqje publike, ate me shpesh mund ta hasim ne vente private.
Burimi: Panorama
Ish-kryeprokurorja sharmante, Ina Rama, na shfaqet me pamje shik në këto foto, për herë të parë pas përfundimit të mandatit të saj. Pas deklaratës publike që ajo bëri para zgjedhjeve të 23 qershorit, se me lënien e këtij posti nuk kishte asnjë interes për t’u përfshirë në politikë, mësojmë se Ina tashmë ka hapur një zyrë avokatie në Tiranë, ku pritet të ketë shumë punë pas famës që mori në pozicionin e vështirë të kryeprokurores.

Më parë ishim mësuar ta shihnim shpesh në ekran, por tashmë që znj. Rama bën një jetë të tërhequr dhe pa shfaqje publike, kemi pritur rastin për ta fotografuar ndërsa ajo ishte e pranishme këto ditë në inaugurimin e nje boutique. Në mbrëmjen e inaugurimit, ku ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur të televizionit, artit dhe kulturës, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, Ina u shfaq mjaft elegante, dhe me një stil të veçantë veshjeje.

Gjatë gjithë periudhës që punoi si kryeprokurore, Ina u komentua në faqet e gazetave për linjat elegante dhe shijen e veçantë për t’u shfaqur gjithmonë zonja “high class”. Ina është nëna e dy vajzave të vogla, ndërkohë që me punën e saj si kryeprokurore, u zhvendos në Tiranë, pasi më parë jetonte në Durrës.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi