Pirro Cako, foto intime me të dashurën

Shko poshtë

default Pirro Cako, foto intime me të dashurën

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Mon Sep 16, 2013 3:11 am

Kantautori i njohur, Pirro Çako, sapo ka përfunduar pushimet e tij me të dashurën shkodrane Sisi, duke kaluar momente relaksi, mjaftueshëm për të fituar energjitë e nevojshme për këtë sezon të ri.

Pirro na prezantohet kështu për herë të parë në një set fotosh intime në plazh, me partneren e tij 25 vite më të re, me të cilën po jeton dhe një bashkëjetesë në apartamentin e tij në Tiranë. Edhe pse ata janë në një lidhje prej dy vitesh, partnerët vendosën të tregohen më të hapur në deklarimin e historisë së tyre në fund të vitit të kaluar. Kjo ndodhi kur Çako publikoi albumin e tij të tretë me titull “Ashensor” së bashku me një klip me të njëjtin titull, që ia dedikonte pikërisht të dashurës aktuale. Historia e tyre është komentuar si mjaft romantike, ndërkohë që diferenca e theksuar e moshës, që ata kanë me njëri-tjetrin, pothuaj nuk vihet re aspak.

Miqtë e tyre kanë qenë dëshmitarë të afeksionit që Sisi ka për Pirron, ndërsa ajo i dhuroi vitin e kaluar për ditëlindje një tortë madhështore në formën e pianos, në të cilën shkruante: “Pirro, edhe 100 vite plot lumturi për ty, zemra ime!” Ndërkaq, thuhet se Sisi tashmë është krahu i djathtë i Pirros, edhe pse profesionalisht ajo s’ka lidhje me muzikën, pasi ka përfunduar studimet për Shkenca Sociale. Sisi e shoqëron artistin gjithandej ku ka koncerte, momente që i fiksojnë me foto të shumta.

Le te shohim se cilat do të jenë krijimet e këtij viti të Çakos, pasi dihet që ai vitet e fundit është nga kompozitorët më prodhimtarë të festivaleve. Kantautori, vitin tjetër do të festojë 50-vjetorin, por na mahnit gjithmonë e më shumë me pamjen e tij prej një 30-vjeçari. Këtë verë, edhe pse ka munguar me klipe, Pirron e kemi parë në ekran si imazh i spoteve publicitare, ku shfaqet shumë i ri dhe në formë.




avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi