Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”

Shko poshtë

default Bleona, pushton revistën prestigjioze botërore “Billboard Magazine”

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Thu Sep 12, 2013 10:11 pm

Me titull “Spotlight on Bleona”, (të gjithë sytë nga Bleona) artikulli i revistës flet për jetën e këngëtares që prej fëmijërisë, duke përshkruar edhe daljet e para në skenë.
“Bleona është një nga këngëtaret më të famshme të muzikës Pop nga shteti i vogël europian, Shqipëria, ku mediat vendase e krahasojnë atë me Madonën për stilin e saj”, shkruhet në fillim të artikullit të “Billboard Magazinë”. “Në moshën 14-vjeçare diva e re performoi në ‘Festivalin e Këngës’, një kompeticion i rëndësishëm në Shqipëri”, përshkruhet dalja e parë e Bleonës në festival, ku ajo u paraqit fillimisht me një pelerinë të gjatë, e më pas kërceu e zhveshur me pantallonat e shkurta blu që asokohe bënë tendencë. Lidhur me këtë eksperiencë, duke folur për revistën, Bleona kujton: “Kisha veshur një kostum blu me pantallona të shkurtra dhe një pelerinë të zezë.

E hoqa pelerinën në mes të performancës. Të nesërmen isha në të gjitha gazetat”. Më pas në shkrimin e “Billboard” shpjegohen të gjitha hapat e karrierës së Bleonës deri në ditët e sotme. Këngëtarja cilësohet si një yll shumë premtues që po shkëlqen edhe në Amerikë. Prej disa vitesh Bleona është në përpjekje për t’u bërë pjesë e showbiz-it amerikan dhe për këtë qëllim ka investuar në bashkëpunime me producentë të rëndësishëm siç është Timbaland.

Ajo bëhet pjesë e thuajse të gjitha aktiviteteve të rëndësishme amerikane duke pozuar në mesin e yjeve më të famshëm botërorë. Po ashtu së fundmi Bleona ka hapur dhe një faqe të re zyrtare në të cilën gjenden punët e saj më të fundit, foto të reja, artikuj të ndryshëm etj.




avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi