Aurela Dhe Skerdi Kanë Harruar Të Martohen…

Shko poshtë

default Aurela Dhe Skerdi Kanë Harruar Të Martohen…

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Sun Sep 08, 2013 1:02 am

Mami Aurela dhe babi Skerdi nga punët e shumta kanë harruar të martohen. Kështu që, ditën e premte, dt. 20 shtator 2013, tek ‘Stela Resort’, në orën 20:00, me detyrim-përcaktim, do të paraqiten ata dhe ju, për të qenë pjesë e një feste të çmendur martesore, të organizuar nga unë Grace. Tani e tutje lajmi i parë jam vetë”… Ky është teksti i ftesës që Aurela Gaçe dhe Skerdi Gjonaj u kanë shpërndarë të ftuarve për ceremoninë e tyre të martesës.
Një ide gjeniale, e ndërtuar nga çifti i njohur dhe nga drejtuesit e agjencisë së famshme martesore “Geraldina Sposa”. Lajmin e martesës, Aurela Gaçe, unikja e skenës shqiptare e bëri për herë të parë publik në një intervistë për suplementin “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”. “Në shtator unë dhe Skerdi do të celebrojmë dashurinë tonë. Dasma do të jetë për qejf. Një ndërthurje e elegantes me sportiven. ‘Geraldina Sposa’ do të bëjë gjithë arredimin dhe do të më veshë mua nuse. O Zot! Do vishem unë nuse, më në fund…
Përfundimisht e hëngra. Po ia ka vlejtur”, tregoi Aurela asokohe. Dhe siç pohoi vetë atë herë, vajza do të jetë protagonistja kryesore e ceremonisë, ndaj edhe në krye të ftesës qëndron emri i saj. “Grace do të jetë shoqëruesja dhe dëshmitarja e dashurisë sonë. Ajo është fruti i dashurisë sime me Skerdin. Unë i kushtova edhe këngën ‘Shpirt i shpirtit tim’, dhe i thashë ‘me ty, bashkë me ty le të thinjet jeta ime’, dhe dua vërtet të thinjet jeta ime me Skerdin, sepse jam e lumtur. Nuk dua asgjë tjetër nga jeta. Jam e lumtur me çfarë kam”, rrëfehu Aurela. Dasma e çiftit të njohur do edhe dy javë që të mbahet, dhe ne ju premtojmë që do të sjellim detaje të tjera në ditët në vijim…


07.09.2013
Burimi: Balkanweb



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Zbulohet dhurata "hot" e Skerdit për Aurelën në dasmë

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Sun Sep 08, 2013 6:54 pm

 
Edhe pse do të vishet me fustan të bardhë, nuk do të bëjë as celebrime dhe as nuk do të shkëmbejë unaza.
Burimi:Shqiptarja
Siç është mësuar tashmë, në datën 20 Aurela Gaçe do të bëjë një dasmë për qejf të saj. Edhe pse do të vishet me fustan të bardhë, nuk do të bëjë as celebrime dhe as nuk do të shkëmbejë unazat me Skerdin .Këngëtarja është nga ato që beson tek dashuria, por jo tek fuqia e një unaze. Gjithsesi duket se dhuratë nga partneri i saj për ditën e dasmës ajo do të ketë një striptist që do të kërcejë për qejfin e këngëtares.Do të ndodhë kështu apo jo ne nuk e dimë me siguri. E vetmja gjë që mund të supozojmë është se ashtu siç di të bëjë vetëm Aurela, kjo dasmë do të jetë e paparë! E natyrisht do të jetë e mbushur plot surpriza.
 




avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Dasma e aurela Gaces ftesa e pazakonte per mysafiret

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue Sep 10, 2013 9:35 pm




avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

default Re: Aurela Dhe Skerdi Kanë Harruar Të Martohen…

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi